Vendosni fjalën kyçe....

Qëllohet me shuplakë në fytyrë presidenti francez Macron (Video)


Presidenti francez Emmanuel Macron u qëlluar me shuplakë në fytyrë nga një burrë ndërsa ishte përballë një turme qytetarësh në një qytet në Francën jugore.

Rojet e kreut të Elizesë ndërhyjnë menjëherë për ta kapur personin që qëlloi presidentin duke e larguar këtë të fundit që aty, shkruan France24. Dy persona u arrestuan në lidhje me incidentin, raportuan BFM TV dhe radio RMC.

Kryeministri francez Jean Castex tha se incidenti ishte një fyerje e demokracisë.

Incidenti ndodhi ndërsa Macron ishte për një vizitë në rajonin e Drome në Francën juglindore, ku ai u takua me studentë për të biseduar mbi kthimin në normalitet të jetës pas pandemisë COVID-19.

Në videon që qarkullon në mediat sociale, Macron, i veshur me këmishë me mëngët e përveshura, mund të shihet duke ecur drejt një turme dashamirësish që ishin pas një gardhi metali.

Presidenti francez zgjati dorën për të përshëndetur një burrë, me një bluzë të gjelbër, me syze dhe një maskë fytyre.

Burri mund të dëgjohej duke bërtitur “Poshtë Macron” dhe më pas ai e godet me shuplakë në fytyrë presidentin francez.

Dy nga rojet e Macron kapin burrin me bluzën jeshile, ndërsa një tjetër largon presidentin. Megjithatë Macron mbeti në afërsi të turmës për disa sekonda më shumë dhe dukej se po flet me dikë në anën tjetër të gardhit.

Administrata presidenciale tha se kishte pasur një përpjekje për të goditur Macron, por nuk pranoi të komentonte më tej.

Personi që goditi presidentin francez dhe motiet e sulmit janë ende të paqarta. Ndërsa godiste presidentin, ai mund të dëgjohej duke bërtitur “Montjoie Saint Denis”, e cila ishte thirrja e betejës së ushtrive franceze kur vendi ishte ende monarki.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e France24


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *