Vendosni fjalën kyçe....

Voltana Ademi: Vendimi për shkarkimin tim i paligjshëm, personat s’janë anëtarë të Shoqatës së Bashkive po të ‘SHAV’ të Ramës


Kryebashkiakja e Shkodrës Ademi ka thënë se i ashtuquajturi shkarkim i saj nga kryetare e Shoqatës së Bashkive është i paligjshëm.

Sipas saj, nuk ka asnjë vendim të ligjshëm shkarkimi pasi personat që e kanë lajmëruar atë nuk janë anëtarë të shoqatës së drejtuar prej saj.

Po kështu Ademi shton se personat në fjalë janë anëtarë të Shoqatës për Autonominë Vendore të themeluar nga kryeministri Rama në vitin 2010.

Ademi thekson se anëtarë të kësaj të fundit janë 60 bashkitë e drejtuara nga socialistët pas zgjedhjeve të paligjshme të 30 qershorit 2019.

“Për qytetarët që janë të interesuar për demokracinë në vend dhe rrezikun e lirive të tyre nga një kryeministër autoritarist si Edi Rama, një shpjegim i thjeshtë për të ashtuquajturin shkarkimin tim si kryetare e Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë. Nuk ka asnjë vendim të ligjshëm shkarkimi. Personat që e kanë lajmëruar ketë vendim nuk janë anëtarë të shoqatës që unë drejtoj. Siç tregon linku më poshtë, ata janë anëtarë të Shoqatës për Autonominë Vendore, e krijuar nga Edi Rama në 2010-ën.  Pas votimeve të paligjshme të 30 Qershorit 2019, anëtarë të kësaj shoqate janë të 60 bashkitë që urdhërohen nga Edi Rama. Pra, edhe ato bashki, si Lezha, dikur anëtare të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, janë larguar për t’iu bashkuar shoqatës së PS. Nga pikëpamja ligjore, vendimi i sotëm është nul, nuk ekziston për asnjë institucion serioz. Sigurisht, nuk mund të pranohet si i vlefshëm as nga Gjykata Kushtetuese, ku Shoqata e Bashkive të Shqipërisë ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të votimeve të 30 Qershorit 2019.” – shkruan Ademi.

https://www.shav.al/sq/kush-jemi/anetaret?fbclid=IwAR13v7r8Oy-w5lou93cPhrntAXGcXMCvbjcV6TgKqTnJrm3giZEEGTJ1iSY

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *