Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Kudret Saliajt në Tiranë/ Gjykata lë në “arrest me burg” ish-vjehrrin dhe ish-gruan, çfarë thanë ata në sallën e gjyqit


Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” Dhurata Saliajn dhe babain e saj Mexhit Picari, të cilët akuzohen për ekzekutimin e Kudret Saliajt.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 4 qershorit në një lokal pranë Gjykatës Civile në Tiranë. Mexhit Picari, hyri dhe qëlloi me pistoletë dhëndrin e tij Kudret Picari, i cili ishte në proces divorci me vajzën Dhurata.

Nga të shtënat me armë mbeti i plagosur dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. 

Në seancën e sotme gjyqësore, Mexhit Picari u ka kërkuar falje nipërve për vrasjen e babait të tyre. Po ashtu ai ka mohuar se e bija kishte lidhje me ngjarjen.

“Kërkoj ndjesë publikisht për çfarë kam bërë edhe falje. Të më falin nipërit dhe mbesat, i kërkoj falje edhe vajzës që i vrara burrin. Dhurata s’ka patur dijeni. Pistoletën e kisha në brez dhe se mora në çantën e gocës.”- ka deklaruar ai.

Vajza e tij Dhurata Saliaj, e cila akuzohet se kishte dijeni dhe ishte bashkëpunëtore në krim, i ka mohuar këto akuza.

Ajo ka deklaruar se nuk e dinte që babai i saj do kryente vrasjen, pasi në të kundërtën s’do e kishte lejuar kurrë.

“Atë ditë isha për gjykatë. S’e dija që babi do bënte vrasje. S’do e lejoja kurrë. Kudreti ishte babai i fëmijëve të mi, s’do e lejoja. Kërkoj mëshirë nga Gjykata, kam tre fëmijë për të rritur.”- ka deklaruar ajo në sallën e gjyqit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *