Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Peqin/ Viktima dhe i dyshuari ishin të njohur dhe miq me njëri-tjetrin (EMRAT)


Autori i dyshuar dhe 45-vjeçari që u vra sot në Peqin ishin të njohur dhe miq me njëri-tjetrin.

Ylber Xhahysa, 44-vjeç mbeti i vrarë sot pas një konflikti me Leonard Bashaliu.

Xhahysa kishte shkuar herët në mëngjes pranë banesës së 36-vjeçarit Bashaliu në fshatin Gjoçaj, ku dyshohet se ka ndodhur dhe konflikti.

Por Bashaliu ka marrë armën dhe e ka qëlluar Xhalhysën me pistoletë dhe megjithëse ai u dërgua në spital nga të afërmit, nuk mundi të mbijetonte.

Ylber Xhahysa ishte pronar i një studioje Tv Kabllor në fshatin Pajovë, në Peqin.

Njoftimi i Policisë

Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin.

Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.

Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *