Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja në Peqin, zbardhet dëshmia e të dyshuarit: U zumë kot, patëm një sherr para 5 vitesh


Për një konflikt të ndodhur pesë vite më parë, Ylber Xhahysa u qëllua sot për vdekje me 4 plumba në Peqin.

Sipas “Shqiptarja.com”, konflikti mes Xhahysës dhe autorit të dyshuar Leonard Bashalliu, 40-vjeç, ka ndodhur për një gërvishtje makine 5 vite më parë.

Gazeta ka zbardhur dëshminë e të arrestuarit, i cili në gjendje të rënduar psikologjike, Bashalliu ka pranuar autorësinë e krimit dhe ka deklaruar se sherri mes tyre ka nisur për një konflikt të para 5 viteve.

“U zumë kot, para 5 vitesh më ka qëlluar me grusht dhe sot filloi debati me fjalë e përfundoi me përdorim të armës.”- ka deklaruar Bashalliu, para policisë.

Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 08:30 të mëngjesit të sotëm, në një lokal në fshatin Gjocaj në Peqin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *