Vendosni fjalën kyçe....

Basha bën thirrje që demokratët ta votojnë: Le të vijojmë betejën kundër regjimit Rama-Doshi


Kryetari në Detyrë i PD-së i cili kërkon të mbajë drejtimin e forcës më të madhe opozitare në vend ka bërë thirrje që këtë të dielë të vazhdohet beteja kundër regjimit Rama-Doshi.

Basha kërkon që anëtarësia ta votëbesojë sërish dhe ai të vijojë betejën me Ramën.

Sipas Bashës të dielën duhet të vijohet të luftohet për ndryshimin për demokracinë dhe Shqipërinë.

Këtë të dielë do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi. Do zgjedhim të vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën që na kanë dhënë njerëzit. Do zgjedhim të vazhdojmë të luftojmë për ndryshimin, për demokracinë, për Shqipërinë!”—shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *