Vendosni fjalën kyçe....

BE dhe SHBA drejt akordin për heqjen e kufizimeve për eksportimin e vaksinave


Bashkimi Evropian (BE) dhe SHBA pritet që të arrijnë dakordësinë në samitin që do të mbahet të martën e ardhshme për të zvogëluar kufizimet për eksportin e vaksinave kundër Covid-19.

Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters që ka mundur të sigurojë një draft marrëveshje. Në këtë tekst thuhet se ndarja vullnetare e teknologjive të prodhimit mund të jetë një veprim kyç për të rritur prodhimin.

Megjithatë, në draft-marrëveshje nuk përmendet heqja e detyrueshme e patentave të vaksinave, që presidenti amerikan Joe Biden e ka mbështetur si zgjidhje të përkohshme për mungesën globale të vaksinave për Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *