Chelsea ka ndjekur ofertën e Paris Saint-Germain duke ofruar 60 milion € për mbrojtësin e krahut të Inter Milanit, Achraf Hakimi.
Sky në Itali raporton se Interi mund të jetë më i hapur ndaj propozimit të Chelsea për shkak të interesimit të klubit italian për Emerson Palmieri dhe Andreas Christensen.
Interi do të donte që të merrte me huazim Palmierin ndërsa Chelsea do të preferonte që lëvizja të ishte e përhershme.
Oferta e Chelsea për Hakimin duket se është ende disi larg çmimit të kërkuar nga Interi që e vlerësojnë mbrojtësin e Marokut 80 milion €.
Sezonin e kaluar, Hakimi shënoi shtatë gola dhe dha 10 asiste në Serie A.
Ai nënshkroi me Interin duke u larguar nga Real Madrid verën e kaluar për një tarifë prej rreth 40 milion £ pasi u vendos në skenën Evropiane me huazim në Borussia Dortmund për dy sezone.
Hakimi, i cili gjithashtu mund të luajë si një mbrojtës i plotë në të dy krahët në një mbrojtje konvencionale me katërlojatarë, do të futet drejtpërdrejt në sistemin me pesë mbrojtës të trajnerit të Chelsea Thomas Tuchel si një mbrojtës krahu.