Vendosni fjalën kyçe....

Çuçi i kërkon ILD-së e KLGJ-së të marrin masa ndaj gjyqtarit në Gjirokastër: Po pengon prishjen e ndërtimeve në bregdet


Ministri i Brendshëm Çuçi i kërkon Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë e Këshillit të Lartë Gjyqësor që të marrin masa ndaj gjyqtarit Elidon Papazisi.

Sipas Çuçit, gjyqtari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Gjirokastër, ka marrë disa vendime që kanë penguar aksionin e IKMT-së e Policisë së Shtetit për prishjen e ndërtimeve të paligjshme në bregdet.

Sipas kreut të Ministrisë së Brendshme, vendimet e gjyqtarit, sipas analizës së strukturave te Ministrisë së Brendshme janë në kundërshtim me parimet e drejtësisë dhe në thyerje të ligjit.

Ministri i Brendshëm u kërkon autoriteteve të gjyqësorit të marrin në shqyrtim dhe inspektojnë bazueshmërinë në ligj të vendimeve të gjyqtarit, duke hedhur dyshimet se ato kanë favorizuar interesat klienteliste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *