Deputetët e Kuvendit kanë miratuar me 104 vota pro raportin e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Meta.
7 deputetë votuan kundër raportit, 2 abstenuan ndërsa një votë ka qenë e pavlefshme.
Tani deputetët do votojnë për shkarkimin e kreut të shtetit.
Vota do jetë me kuti dhe e fshehtë e pas kësaj do shpallet rezultati.