Vendosni fjalën kyçe....

Gazetarët protestë para Kuvendit: Tërhiquni nga vendimi për të na lënë jashtë nga komisionet, pse keni frikë


Sot gazetarët po zhvillojnë një protestë para Kuvendit, kundër vendimit të marrë nga Byroja e Kuvendit për të mbyllur aksesin dhe raportimin e pavarur nga komisionet parlamentare.

“Është një vendim që prodhon cencurë, të reagojmë në mënyrë që ky vendim të kthehet pas dhe puna jonë të vijojë normalisht sepse pikërisht kjo është puna jonë dhe i kërkojmë Kuvendit të Shqipërisë që të tërhiqet nga ky vendim.”– tha gazetarja Klesiana Omeri.

Pak ditë më parë Byroja e Kuvendit vendosi për të mos lejuar praninë fizike të gazetarëve në mbledhjet e komisioneve parlamentin, një vendim që ka irrituar gazetarët e terrenit si dhe shoqërinë civile.

“Të bësh gazetari sot është mjaft e vështirë, sepse informacioni është centralizuar, ne na vijnë kaseta të gatshme dhe kjo nuk është gazetari. Pse kanë frikë deputetët dhe pse është marrë ky vendim?!”– tha gazetari Osman Stafa.

Një gazetare e “Ora News” shprehu keqardhje që në këtë protestë morën pjesë vetëm gazetarët e terrenit, duke ftuar edhe ata të studios që t’iu bashkohen.

“Vendimi i Byrosë së Kuvendit bie në kundërshtim me interesin tonë dhe lirinë e medies. Imagjinoni mos të jemi fare aty dhe se si do të japin pastaj llogari parlamentarët. Rregulloren e kanë bërë disa deputetë që nuk kanë qenë në Parlament para djegies së mandateve dhe nuk do jenë më në Parlamentin e ri. Më vjen keq që nuk kemi asnjë reagim nga PS. U jemi drejtuar ambasadave nëse është direktivë e BE-së kjo, a e rregullon mosprania jonë punën e Parlamentit?! Edhe në komunikim me zotin Balla ka thënë se do tërhiqem. Të shohim nëse do ndodhë.

Më vjen keq që janë vetëm gazetarët e Parlamentit këtu, por edhe ata të studios, sepse nëse ne nuk do jemi në Parlament as ata nuk do të informohen se çfarë do të ndodhë.”– tha gazetarja Fjorela Beleshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *