Gjetja e një makine të djegur pranë kufirit greko-shqiptar ka shtuar dyshimet se ajo është përdorur në vrasjen e biznesmenit Gramoz Mema në Ksamil tre ditë më parë.
40-vjeçari u qëllua pranë shtëpisë së tij ndërsa dyshohet se autorët e krimit janë arratisur drejt Greqisë.
Mjeti tip ‘Ford’ u gjet i djegur në vendin e njohur si ‘Kataeto’ në Konispol. Lidhur me ngjarjen e rëndë nuk ka ende ndonjë emër të mundshëm.