Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet një trup i pajetë në Ulqin, dyshohet se është ish-shefi i antidrogës, Rudolf Elezoviç


Është gjetur mbrëmë trupi i pajetë i një njeriu në qytetin e Ulqinit në Sveti Đorđe. Siç raportojnë mediet malazeze, identiteti i këtij personi nuk është përcaktuar ende zyrtarisht, mirëpo dyshohet se i përket ish-shefit të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezović.

Një burim tha për Vijesti se shkaku i vdekjes do të përcaktohej nga autopsia, por që tani për tani, gjithçka tregon për vetëvrasje.

Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic. Më parë, ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozicione menaxheriale në OB Ulqin dhe më vonë ka mbajtur poste të rëndësishme në sektorin e policisë kufitare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *