Vendosni fjalën kyçe....

Kanabis brenda transformatorit elektrik, shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Spanjë


Goditet një bandë shqiptarësh në Spanjë. EuroWeekly News raporton se zyrtarët civilë në provincën e Almerisë kanë arrestuar nëntë persona dhe kanë thyer një bandë kriminale që po planifikonte të transportonte 400 kilogramë hashash, duke përdorur një teknikë të pazakontë të fshehjes së drogës, brenda strukturës së zbrazët të një transformatori elektrik të tensionit të lartë.

Në një njoftim për shtyp të policisë, raportohet se anëtarët e bandës ishin të gjithë me kombësi shqiptare dhe kishin lidhje me Sacra Corona Unita, një organizatë famëkeqe mafioze nga rajoni italian i Pulias dhe po vepronin jashtë rajonit perëndimor të Almerisë në Spanjë.

Ishte kapja e një sasie më të vogël prej 26 kilogramësh kanabis gjatë një postblloku në A-92, që çoi në fillimin e një hetimi policor.  Detektivët dyshonin se ka pasur ndoshta një operacion të fuqishëm kriminal në prapaskenë, dhe ata u vunë në gjurmët e anëtarëve të bandës.

Së shpejti u mësua se udhëheqësi i kësaj bande kriminale kishte ngritur një qendër operacionesh në një lokal në qytetin Almerian të Vícar, nga ku pretendohet se po dërgonte vazhdimisht produktin e tij në pjesë të ndryshme të Evropës, sipas lavanguardia.com.

Pas një operacioni mbikqyrjeje që i çoi përfundimisht në një depo industriale në Vícar, anëtarët e bandës u kapën ndërsa po ngarkonin një pjesë të rëndë të makinerisë në një kamion, i cili doli të ishte transformatori elektrik i tensionit të lartë me lëndën narkotike brenda.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *