Policia e Korçës në vijim të operacionit policor “Perimetri”, ka goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Policia ka arrestuar në flagrancë i shtetasen Xh. H., 26 vjeçe, banuese në Korçë.
Ajo është arrestuar, pranë fshatit Grabovicë, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Benz”, 2 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.