Vendosni fjalën kyçe....

Kapexhiu me Metën në Presidencë: Në një sallë të mbyllur po thuren intriga, te ne po hidhet valle


Paraditen e sotme, regjisori, karikaturisti dhe aktori Bujar Kapexhiu mori pjesë e aktivitetit kulturor që po zhvillohet në Presidencë me Ansamblin Folklorik të Dibrës.

Gjatë fjalës së tij, Kapexhiu nuk la pa komentuar seancën e sotme plenare që po zhvillohet në Kuvend, ku pret të votohet për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Kapexhiu tha se sot po thuren intriga në një sallë të mbyllur.

“Në një sallë të mbyllur thuren intriga, ndërsa në këtë ambient të hapur, në këtë ditë kaq të bukur këndohet dhe hidhen valle. Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe urojmë që ky aktivitet kulturor t’ju shërbejë edhe atyre që të reflektojnë dhe t’i bashkohen festës sonë.”- tha Kapexhiu.

Në aktivitetin me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”, presidenti Meta do shpërndajë dhe Tituj për disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *