Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi e shkarkoi, vjen reagimi i parë nga Meta: Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues i landfillit parlamentar monist


Ka ardhur reagimi i parë i presidentit Meta pas vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij.

Zëdhënësi i kreut të shtetit, Blushi, shkruan se nuk ka asnjë shqetësim lidhur me vendimin antikushtetues e qesharak të parlamentit njëpartiak, të cilin e quan me ironi ‘landfilli parlamentar monist’.

Më tej në reagimin e tij, Blushi sulmon kryeministrin Rama të cilin e quan tregtari i kufijve të Shqipërisë e Kosovës, partner e vasal i oligarkëve e mafies së inceneratorëve si dhe grabitës të pronave të shqiptarëve.

“Zero shqetësim nga vendimi antikushtetues dhe qesharak i landfillit parlamentar monist, që do të hyjë si rast studimor në historinë botërore të parlamentarizmit, se si një Kuvend pa opozitë, që edhe pse është shkarkuar me votë nga populli, voton për shkarkimin e një institucioni tjetër! Asnjë surprizë nga tregtari i kufijve të Shqipërisë dhe të Kosovës, partnerët dhe vasalët e oligarkëve, mafia e inceneratorëve, grabitësit e votave, parave dhe të pronave të shqiptarëve, përfshi edhe torollakët e dobishëm, që nuk bënë gjë tjetër sot, veçse plotësuan edhe hapin e fundit të krimit të rëndë zgjedhor të 25 prillit. Të paktën veç pensionit të përjetshëm, i siguruat edhe për këtë vit një palë pushime qyl! Bravo ju qoftë, që nuk dolët pa gjë nga kjo shëmti!” – shkruan Blushi.

Ai shton më tej se presidenti meta është më i motivuar se asnjëherë për të mbrojtur sovranitetin e vendit nga çdo përpjekje që shkon kundër interesit komnbëtar. Në fund ai fton gazetarët që të merren me gjëra më serioze siç është zbardhja, hetimi e dënimi i krimeve zgjedhore.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është më i motivuar se kurrë për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit të Shqipërisë nga çdo përpjekje e tradhëtarëve, bashkëpunëtorëve dhe tutorëve të tyre, që punojnë prej vitesh kundër vendit tonë, shqiptarëve dhe interesit kombëtar. Një ftesë e sinqertë edhe për kolegët gazetarë: Merruni me gjëra serioze, zbardhjen, hetimin e plotë dhe dënimin e krimeve zgjedhore!” – shkruan Blushi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *