Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi voton për shkarkimin e tij/ Meta indiferent, organizon ‘festë’ në Presidencë me Ansamblin e Dibrës


Ditën e sotme Kuvendi diskuton dhe voton çështjen e shkarkimit të Presidentit Ilir Meta, por ky i fundit duket se ka zgjedhur ta injorojë këtë dhe të vijojë i pashqetësuar axhendën e tij.

Meta ka zgjedhur të mos paraqitet sot për të folur në foltoren e Kuvendit para deputetëve, por në vend të kësaj teksa ka vijuar me axhendën e tij duke organizuar në Presidencë një aktivitet kulturor.

Siç e ka shprehur edhe më parë, me “zero shqetësim” për vendimin që mund të marrë Kuvendi, Meta ka organizuar një aktivitet me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”, ku do shpërndajë dhe Tituj për disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli.

“Sot në ora 11:00, në kuadër të nismës ‘Artistët në Presidencë’, në institucionin e Presidentit të Republikës do të zhvillohet një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës ‘Hazis Ndreu’.

Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti.”- thuhet në njoftimin e Presidencës.

Kjo është hera e parë që ngrihen kartonët për të shkarkuar një President, në Kuvendin e Shqipërisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *