Vendosni fjalën kyçe....

Lazio zyrtarizion Sarrin si trajner


Maurizio Sarri është emëruar zyrtarisht trajner i ri i Lazios.

Sarri, ish-trajneri i Juventusit dhe Napolit, do të zëvendësojë në stolin e Lazios Simone Inzaghin, i cili refuzoi ofertën e re për t’iu bashkuar Interit

Sarri ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me klubit nga kryeqyteti italian, e cila do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor 2023.

Trajneri 62-vjeçar do t’i fitojë 3 milionë euro në vit në Stadiumin Olimpik, por paga e tij mund të rritet në 4 milionë euro në vit nëse ai ia del ta kthejë Lazion në Ligën e Kampionëve.

Në Lazio, Sarri do ta gjejë sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pati një sezon debutues zhgënjyes nën udhëheqjen e Inzaghit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *