Pas reagimit të zëdhënësit të tij më herët, edhe presidenti Meta ka reaguar pas vendimit të Kuvendit për shkarkimin e tij. Ai ka shpërndarë lajmin e gafës së deputetit të opozitës parlamentare Selami Jenishehri gjatë fjalës së tij në seancë.
“Të dashur miq, ju uroj një pasdite të qetë, relaksuese dhe të qeshur duke ju përshëndetur të gjithëve me këtë thënie frymëzuese!” – shkruan Meta në Facebook.
Depouteti i opozitës parlamentare, Jenishehri tha se koalicioni ABEOK do u dalë për zot nipave e mbesave pensionistë, të cilëve u është mohuar e drejta për të votuar në zgjedhjet e 25 prillit.
“Koalicioni ABEOK i drejtuar nga deputeti Kujtim Gjuzi, i është drejtu KQZ-së për të mos ardhur pasoja të tilla dhe është anashkalu, nuk i është dhënë pëgjigje. Ne do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese, koalicioni ABEOK me drejtues z.Kujtim Gjuzi do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese, do i dalim zot, nipave e mbesave tona pensionistë të cilët i është mohu e drejta me votu, seopse emigrantëve nuk mund t’u blihet vota.” – tha Jenishehri gjatë fjalës së tij në seancë.