Gazetari nga Kosova Berat Buzhala e ka quajtur marrëzi bllokimin e tij në Twitter nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla.
Buzhala shkruan se edhe ish-presidentit amerikan ia ndaloi gjykata në SHBA që të bllokojë qytetarët e gazetarët në rrjetet sociale.
Ai bën me dije se nuk e ka fyer asnjëherë ministren, po vetëm e ka kritikuar atë.
“Kjo është marrëzi oj ministrie. Edhe Trumpit në Amerikë ia ka pas ndalu Gjykata me iu bo bllok qytetarët, le mo gazetaëet. A je normal, si pikë e parë? Unë as nuk të kam ofendu, veç të kam kritiku. @fluturakusari ç’ka thonë rregullat për këtë gjë?” – shkruan Buzhala në Twitter.