Vendosni fjalën kyçe....

PD pas shkarkimi të Metës: Vendim antikushtetues i Kuvendit njëpartiak, Gjykata Kushtetuese të ruajë paanësinë e të refuzojë farsën


PD e cilëson si antikushtetuese shkarkimin e presidentit Meta. Në një reagim zyrtar, selia blu shkruan se sulmi i parlamentit të paligjshëm ndaj institucionit të Presidentit është veprim që thellon edhe më shumë tiparet antidemokratike të regjimit Rama-Doshi.

Sipas PD-së, përfaqësuesit e krimit të organizuar në Kuvendin njëpartiak të vendit nuk mund të jenë garant të Kushtetutës e as të marrin vendime në emër të saj.

Në reagimin e selis blu theksohet se vendimi i sotëm nga Kuvendi njëpartiak është antikushtetues dhe i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese që të ruajë paanësinë e të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese duke e refuzuar farsën e shkarkimit të Presidentit.

“Sulmi antikushtetues i Parlamentit ilegjitim mbi Institucionin e Presidentit të Republikës është akt që thellon edhe më shumë tiparet antidemokratike të regjimit Rama-Doshi. Ky akt vjen menjëherë pas masakrës zgjedhore dhe grabitjes më të madhe të votave të kryer ndonjëherë. Përfaqësuesit e krimit të organizuar në Kuvendin njëpartiak të Shqipërisë nuk mund të jenë kurrë garant të Kushtetutës dhe as nuk mund të marrin vendime në emër të saj. Edi Rama ka përdhosur me qindra herë Kushtetutën e Shqipërisë dhe është ekspozuar përpara çdo shqiptari si armik i demokracisë dhe shtetit ligjor. Partia Demokratike e konsideron antikushtetues vendimin e Kuvendit njëpartiak për shkarkimin e Presidentit të Republikës dhe kërkon nga Gjykata Kushtetutese të ruajë paanësinë dhe të garantojë pavarësinë e institucioneve kushtetuese, duke refuzuar farsën për shkarkimin e Presidentit të Republikës.” – thuhet në reagimin e PD-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *