Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria Speciale kërkon sekuestrimin e pasurive të Dritan Dajtit


Ditën e sotme Gjykata e Posaçme do të vendosë nëse do të pranohet apo jo kërkesa për sekuestrimin e pasurive të Dritan Dajtit. 

Sipas Shqiptarja.com, Prokuroria Speciale SPAK ka kërkuar nga GJKKO sekuestrimin e pasurive të Dritan Dajtit, i cili është i dënuar për vrasjen e katër policëve në Durrës. Kërkesa e SPAK pritet të merret sot në shqyrtim nga GJKKO.

Kjo kërkesë për sekuestrimin e pasurive të Dritan Dajtit mbërriti në SPAK në kuadër të ligjit të OFL-së.

Vitin e kaluar, OFL thoshte në një njoftim se kërkonte “vetëdeklarim të pasurisë së shtetasit:  – Dritan Dajti, me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale: ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’, ‘Mbajtja pa leje e armëve luftarake’, ‘Falsifikimi i dokumenteve’, ‘Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve’ dhe ‘Mbajtja pa të drejtë e uniformës.” Kërkesa u dorëzua në SPAK, që më pas kërkoi sekuestrimin e pasurive të Dajtit.

Sipas OFL-së është një shtëpi me sipërfaqe  55 m2, e përfituar në vitin 1993 dhe shtesa me sipërfaqe 34 m2 për të cilën Dajti ka marrë certifikatë legalizimi.  

Dritan Dajti ka qenë një nga personat më të kërkuar në Shqipëri. Për herë të parë ai u akuzua për vrasjen e biznesmenit Agim Beqa, në vitin 1999.

Ai u dënua fillimisht me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë së Tiranës për veprën penale të vrasjes. Por Dajti u arratis nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij.

Ai qëndroi për 6 vite në arrati. Pas një operacioni për arrestimin e tij, me 7 gusht të vitit 2009, mbetën të vrarë 4 policë: Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *