Kongresi i Salvadorit ka miratuar zyrtarisht ‘Ligjin Bitcoin’ të qeverisë me shumicë votash, duke e bërë kombin e Amerikës Qendrore vendin e parë në botë që miraton zyrtarisht një kriptomonedhë si mjet ligjor.
Duke njoftuar miratimin e ligjit të martën nga një shumicë me 62 vota, Presidenti i Salvadorit, Nayib Bukele, e përshkroi momentin si ‘histori’, një qwndrim i ndarë nga llogaria e Asamblesë legjislative të vendit në Twitter.
Romeo Auerbach, deputeti i partisë së Aleancës së Madhe për Unitetin Kombëtar, sugjeroi që përqafimi i kriptomonedhave do të ‘vendosë Salvadorin në radarin e botës’ dhe do e bëjë kombin ‘më tërheqës për investime të huaja’.
Ligji siguroi votat e nevojshme pavarësisht kundërshtimit nga partitë e pakicave në legjislaturë, të cilët kishin akuzuar presidentin dhe aleatët e tij se po e bwnin lëvizjen shumë shpejt, pasi e kishin propozuar projektligjin javwn e kaluar.
Në atë kohë, Bukele vlerësoi mundwsinw për ta bërë Bitcoin një monedhë të ligjshme, duke pretenduar se ajo ‘do të ndihmojë në sigurimin e përfshirjes financiare për mijëra jashtë ekonomisë zyrtare’.
Udhëheqësi i Salvadorit përdori platformën e tij të mediave sociale ditë para votimit për të lavdëruar kriptomonedhën ‘me rritjen më të shpejtë’ që do siguronte ‘përfshirjen financiare’ për 70% të popullsisë së vendit që nuk kanë llogari bankare dhe punojnë në ekonominë informale.
Tregu shumë i paqëndrueshëm i Bitcoin, i cili aktualisht vlerësohet në mbi 34,000 dollarë amerikanë pwr monedhw, është rritur ndjeshëm muajt e fundit, me vlerë më pak se 10,000 dollarë një vit më parë.
Sidoqoftë, shqetësimet në lidhje me statusin ligjor të kriptomonedhës më të njohur në botë, duke përfshirë pretendimet se ajo ka qenë e lidhur me pastrimin e parave dhe aktivitetet e tregut të zi, kanë ngritur pikëpyetje për mungesën e mbikëqyrjes.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani