Vendosni fjalën kyçe....

Uashingtoni lejon që dyqanet e licencuara të shpërndajnë kanabs falas për ata që bëjnë vaksinën Covid-19


Bordi i Pijeve dhe Kanabisit i shtetit të Uashingtonit po lejon shitësit legalë të marihuanës që t’u japin kanabis falas atyre që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid, ndërsa shtetet përpiqen të gjejnë mënyra krijuese për të promovuar vaksinimin.

“Në një përpjekje për të mbështetur vaksinimet Covid-19, Bordi i Pijeve dhe Kanabisit (LCB) sot njoftoi se do të siguronte një ndihmë të përkohshme për shitësit e licencuar të kanabisit për të siguruar kanabis për konsumatorët e rritur që marrin një vaksinë Covid në një klinikë.” – tha agjencia në një njoftim për shtyp të hënën, duke dubluar programin ‘Joints for Jabs’.

Bordi tha se lëvizja erdhi pas ‘kërkesave të shumta’ nga dyqanet e licencuara të kanabisit, të cilat filluan të mendonin si të nxisnin vaksinimet në vend.

Kanabisi falas do të jetë i kufizuarpër klientët që vaksinohen me të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *