Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet ku një makinë ka përplasur një këmbësore.
Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Xhenfize Keko” rreth orës 19.
E aksidentuara është dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr.4, për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”- njofton policia.