Vendosni fjalën kyçe....

Anthony Fauci: Sulmet ndaj meje janë sulme ndaj shkencës


Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Shëndetësinë, Anthony Fauci ka nxitur polemika, pas një deklarate ku i barazoi sulmet ndaj tij me “sulmet ndaj shkencës”.

I pyetur në një program televiziv në “MSNBC” në lidhje me sulmet e vazhdueshme nga kritikët e tij që janë kryesisht konservatorë, Fauci tha: “Është shumë e rrezikshme, Chuck, sepse shumë nga ato që ju po i shihni si sulme ndaj meje sinqerisht janë sulme ndaj shkencës, sepse të gjitha gjërat për të cilat kam folur vazhdimisht që nga fillimi, janë mbështetur rrënjësisht në shkencë”.

Ai po fliste për kritikët të cilët kanë argumentuar se mesazhet private të Faucit në email (të publikuara nga një medie konservatore) tregojnë se ai ishte më i hapur ndaj teorisë se Covid-19 ka rrjedhur nga një laborator, ndryshe nga sa është shprehur publikisht. Po ashtu ai akuzohet për ndryshimin e qëndrimit të tij lidhur me përdorimin e maskave sipas politikës.

Siç ka bërë në të kaluarën, Fauci argumentoi se ai e ka ndryshuar pozicionin e tij për çështje si ajo e maskave, për shkak se janë paraqitur të dhëna të reja.

“Si një shkencëtar, si një zyrtar shëndetësor, kur ato të dhëna ndryshojnë, kur ju merrni më shumë informacion, është thelbësore që të ndryshoni pozicionin tuaj sepse duhet të udhëhiqeni nga shkenca dhe të dhënat aktuale.”- tha ai.

Por Fauçi pas kësaj interviste vetëm i ka shtuar kritikat ndaj vetes, për shkak të asaj që shumë e quajtën “sjellje arrogante”.

Gazetari Glenn Greenwald shkroi në një postim: “Përtej arrogancës së rrezikshme dhe pompozitetit të shpalljes se ‘kushdo që më kritikon mua po sulmon Shkencën’ duke e vendosur kështu veten jashtë kufijve të marrjes në pyetje – ai ‘pranoi’ se ai bëri me qëllim pretendime të rreme, anti-shkencore, të politizuara, të tilla si duke u thënë njerëzve të mos vendosin maska.”

“Fauci nuk mund të fshihet më pas ‘shkencës’. Fauci është një mashtrues.”-shtoi moderatori i “Newsmax” Benny Johnson.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *