Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia e Durrësit i jep 45 milionë euro Klodian Zotos për të marrë plehrat


Plot 45 milionë euro i ka akorduar sot Bashkia e Durrësit Klodian Zotos vetëm për depozitimin e mbetjeve urbane në Inceneratorin e Sharrës për 15 vitet e ardhshme.

Pasi qyteti u la dy ditë qëllimisht të mbulohej nga plehrat, Këshilli Bashkiak ka miratuar vendimin, ku Inceneratori i Zotos do të paguhet 40. 57 euro për çdo ton mbetje që do të grumbullohen në qytetin bregdetar.

Bashkia e Durrësit ka vendosur që mbetjet e këtij qyteti të dërgohen për 15 vitet e ardhshme në inceneratorin e KlodianZotos në Sharrë, i cili do të përfitojnë 45 milionë euro në total.

Këshilli Bashkiak Durrës ka miratuar skenarin numër 2 për menaxhimin e mbetjeve, i cili do i kushtojë 3 milionë euro në vit për 15 vitet e ardhshme, të cilat do i shkojnë pasi do i depozitojë në landfillin e Sharrës.

Ky skenar ishte përzgjedhur më herët nga Komiteti për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe duke marrë shkas nga emergjenca e krijuar dy ditët e fundit në qytetin bregdetar të Durrësit, Këshilli Bashkiak e ka futur jashtë radhe këtë pikë për diskutim.

Por si do të bëhet menaxhimi i mbetjeve me këtë skenar?

Sipas relacionit të dorëzuar pranë Këshillit Bashkiak, ky skenar kërkon fillimisht një investim 5.5 milionë euro, pasi do të vihet në zbatim sistemi i mbledhjes me dy kosha dhe do të ngrihet një stacion transferimi. Një kosh do të jetë për mbledhjen e materialeve të riciklueshme dhe një tjetër për mbetjet e mbetura.

Ato do të dërgohen fillimisht në Stacionin e Transferimit, i cili pritet të ngrihet brenda territorit të qarkut Durrës dhe më pas do të dërgohen pranë inceneratorit të Klodian Zotos në Sharrë.

Sipas kostos të nxjerrë nga Bashkia Durrës, trajtimi i mbetjeve, nga grumbullimi deri te dorëzimi te inceneratori i Zotos, do i kushtojë qytetarë 40.57 euro për ton, ndërkohë që Durrësi prodhon mesatarisht 75 500 tonë mbetje në vit, që do të thotë se do i kushtojë rreth 3 milionë euro në vit.

Ky plan i miratuar ka një afat 15 vjeçar, duke bërë kështu që Klodian Zotos t’i shkojnë 45 milionë euro për mbetjet e Durrësit deri në vitin 2035.

Por Bashkia Durrës ka ngritur pretendimin se për shkak të tërmetit dhe pandemisë, nuk i ka kapacitetet financiare për të përballuar një kosto të tillë, kështu që ka kërkuar ndërhyrjen e qeverisë, me qëllim që kjo e fundit të përballojë koston e inceneratorit për 10 vite.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Syri


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *