Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: As Nano as Rama nuk më kanë akuzuar për korrupsion, fëmijët e mi nuk kanë fituar asnjë qindarkë nga buxheti


Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për “Çim Peka Live” deklaroi se nuk ka asnjë akuzë për korrupsion nga Fatos Nano dhe Edi Rama.

Ai theksoi se fëmijët e tij nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga fondet e shtetit, duke komentuar edhe vendimin e SHBA-ve për shpalljen “non grata”

As Fatos Nano dhe as Edi Rama, asnjë kundërshtar nuk ka akuza për korrupsion. Familjarët e mi…? Në vitin 2005 bëra ligjin për gazetarët. Ata nga 2005-2013 s’kanë paditur asnjë. Por kanë çuar në gjyq çdo politikan që përpunonte shpifjet e gazetarëve dhe i kanë fituar të gjitha. Unë kam një postulat, çfarëdo që kanë bërë fëmijët e mi, e kam bërë unë. Nuk e thotë askush tjetër, unë e them. E kam thënë gjithmonë. Nuk kanë bërë asnjë shkelje ligji. Nuk kanë marrë asnjë qindarkë nga fonde, tendera publike Nuk kanë bërë asnjë shkelje ligji. Sepse në mënyrë absolute nuk kanë marrë një qindarkë. Përvce tre muajve rrogë që ka marrë djali im në një ndërmarrje publike ku ka ardh dhe ka ik, nuk ka marrë në jetën e tij asnjë qindarkë nga fondet publike, tendera publik, as nga kompani që kanë marrë tendera publike. Nëse marrëdhëniet e tyre kanë qenë privat-privat, këtu nuk jemi në Korenë e Veriut”-deklaroi Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *