Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin “Çim Peka Live” se miliarderi George Soros është korrupstori i madh i politikanëve.
Berisha ripërsëriti se Soros hartoi projektin për ndarjen e Kosovën.
“Soros është korruptori i madh i politikanëve. Dhe unë këtë e kam denoncuar. Unë kam bërë thirrje që Kongresi i SHBA dhe PE të bëjnë ligje kundër Sorosit. Është Soros ai që në Beograd hartoi projektin e ndarjes së Kosovës, që filloi të fuqizohej falë lobimit të Vuçiç, Thaçit dhe Ramës”-deklaroi Berisha.