Vendosni fjalën kyçe....

Ish-shefi shqiptar i antidrogës në Malin e Zi u ekzekutua me një plumb në kokë ditë më parë, del ekspertiza


Ish-shefi shqiptar i antidrogës në Malin e Zi, Rudolf Elezoviç është ekzekutuar me një plumb në kokë pak ditë më parë. Ka qenë ky përfundimi i arritur nga ekspertiza mjeko-ligjore në vendin fqinj, siç raportojnë mediat atje.

Sipas hetuesve malazezë, Elezoviç është ekzekutuar në një vend tjetër e më pas është transportuar në vendin ku u gjet, pranë lumit Buna.

Ish-shefi i antidrogës u shpall i zhdukur nga bashkëshortja që prej datës 27 maj. Herën e fundit ai kishte qenë në kufirin mes dy vendeve, pranë Pentarit e Reçit. Dyshimet e para për vrasen e Elezoviç kanë të bëjnë me prishjen e pazareve të drogës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *