Vendosni fjalën kyçe....

Kërkohej për vrasje, kapet duke kaluar kufirin në Kapshticë me dokumente false 45-vjeçari


Një person i shpallur në kërkim është arrestuar në pikën kufitare të Kapshticës.

45-vjeçari me iniciale B.Ç., banues në Tiranë ishte në kërkim pasi ishte dënuar për vrasje me paramendim.

Ai u kap pasi provoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuara.

Njoftimi

“Paraqiti pasaportë të dyshuar si të falsifikuar në kufi, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës. Nga shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprën penale “Vrasja me paramendim”). Ky shtetas është paraqitur në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, me një pasaportë në emrin e një shtetasi tjetër, e dyshuar si e falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *