Vendosni fjalën kyçe....

Konfirmohet, trupi i pajetë i gjetur në lumë është i ish-shefit të antidrogës, Rudolf Elezoviç


Kur trupi i pajetë i një burri u gjet në qytetin Sveti Đorđe në Ulqin pak para orës 10 të së martës, hetuesit nuk kishin asnjë dilemë se ishte kolegu i tyre, ish-shefi i policisë së Ulqinit, Rudolf Elezović.

Tanimë, kjo është zyrtare pasi identiteti i tij është konfirmuar siç raportojnë mediet malazeze.

Mbrëmjen e së martës, anëtarët e policisë kufitare malazeze e gjetën trupin e pajetë të ish-oficerit të policisë në lumin Bojana. Sipas informacioneve jozyrtare, trupi i pajetë u gjet në Shën Gjergj, afër kufirit me Shqipërinë.

Prokurori i shtetit në Podgoricë u informua për ngjarjen dhe ai urdhëroi që trupi të dërgohet për autopsi në mënyrë që të përcaktojë shkakun e vdekjes. Autopsia u krye dhe hetimi drejtohet nga Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë.

Zhdukja e Elezoviç u raportua nga gruaja e tij Marina më 27 maj.

Elezoviç shërbeu si shef i policisë së Ulqinit për gati gjashtë vjet, deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic. Më parë, ai gjithashtu ka punuar për disa vjet në pozicione menaxheriale në OB Ulqin dhe më vonë ka mbajtur poste të rëndësishme në sektorin e policisë kufitare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *