Kreu i Inspektoriatit për Mbrojtjen e Territorit në Bashkinë e Shkodrës është shprehur kundër aksionit të qeverisë e Inspektoriatit Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit për prishjen e ndërtimeve në bregdet.
Sipas Gentian Ibros kjo ndërhyrje e qeverisë ka dëmtuar rëndë turizmin në Velipojë dhe se aksioni duhej shtyrë në fund të sezonit, në muajin tetor.
“Aksioni i IKMT-së ka nisur dy ditë pas çeljes së sezonit turistik. Në gjykimin tim duhej të ishte pritur përfundimi i sezonit turistik, duhej pritur periudha tetor-nëntor e më pas mund të bëhej prishja e këtyre objekteve.” – tha Ibro në një deklaratë për Syri TV.