Vendosni fjalën kyçe....

Kurti nga Tirana: Serbia të pranojë realitetin e të njohë Kosovën, duhet të shkëputet nga Millosheviçi


Kryeministri i Kosovës i ka bërë thirrje Serbisë që të njohë Kosovën në mënyrë që të shkëputet nga e shkuara e nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit.

Kurti e bëri deklaratën nga Tirana ku po merr pjesë në samitin e liderëve të Ballkanit perëndimor.

Sipas tij, njohja e Kosovës do çlironte rajonin e do rriste bashkëpunimin mes vendeve e zhvillimin.

“Nismat e ndryshme i bëjnë bashkë liderët e Ballkanit për të sjellë frymën e integrimeve evropiane. Nismat rajonale po ngecin për shkak se mungon njohja e Kosovës nga Serbia. Njohja do bënte që vendet të bashkëpunonin më shumë. Nuk mjafton vetëm tregu i përbashkët por që vlerat e BE-së të vendosen në raportet mes shteteve. Në fund dhashë një propozim si mund të ecim para. Kjo është marrëveshje e tregut. Ajo që është më e rëndësishme është së Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës për të pranuar aktualitetin real. Serbia duhet të shkëputet duke u distancuar nga regjimi i Millosheviqit, duke qenë se nuk ka zgjedhje tjetër, veçse ta njohë pavarësinë e Kosovës. Pavarësia e Kosovës nuk është e mirë vetëm për Kosovën por edhe për Serbinë, se po mban edhe veten peng. Para 13 vjetëve Kosova e ka shpallur pavarësinë nga Serbia.” – tha ndër të tjera Kurti gjatë deklaratës për mediat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *