Vendosni fjalën kyçe....

LSI mungon në mbledhje, Kolegji Zgjedhor vendos të mos e shtyjë seancën për Shkodrën


LSI mungon në mbledhjen e sotme të Kolegjit Zgjedhor, ku është duke u diskutuar mbi pretendimet e opozitës për qarkun e Shkodrës dhe kërkesën për shpalljen e zgjedhjeve në këtë qark të pavlegfshme.

Përfaqësuesi i LSI-së Kaziaj, nuk është paraqitur në këtë seance pasi ishte duke ndjekur një proces tjetër penal dhe për këtë arsye ka kërkuar shtyrjen e saj.

Por Kolegji Zgjedhor e ka rrëzuar këtë kërkesë duke vendosur të vijojë me seancën pavarësisht mungesës së LSI-së.

“Vendosi të mos e pranojë kërkesën e përfaqësuesit të personit të interesuar për shtyrjen e seancës së sotme me arsyetimin se shkaku i parashtruar në këtë kërkesë nuk justifikon shtyrjen e seancës së sotme. Në kushtet kur kjo palë e interesuar kishte dijeni, mund të caktonte një përfaqësues tjetër.

Së dyti, të vijojë gjykimin në mungesë të personit të interesuar. Shpallet trupi gjykues, sekretaria gjyqësore, çështja gjykohet nga 5 gjyqtarë të Kolegjit Zgjedhor.”- tha drejtuesi i seancës, citon BW.

Kujtojmë se PD ka kërkuar shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në 9 qarqe, por asnjë prej kërkesave të saj nuk u pranua nga KAS. Edhe Kolegji Zgjedhor i ka rrëzuar pretendimet e opozitës të deritanishme, ndërsa sot shqyrtohen paditë e PD-së dhe LSI-së për Shkodrën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *