Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Gjonaj: Lehtësime në burgje, më 14 qershor rinisin takimet me familjarët, por të kenë testin e Covidit me vete


Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka bërë të ditur sot lirimin e masave për të burgosurit, për shkak të rënies së rasteve të reja me COVID në vendin tonë.

Gjonaj tha se nga data 14 Qershor, do të rifillojnë takimet me familjarët, dhënia e lejeve të veçanta dhe aktivitetet në burgje.

“Kanë filluar lehtësimet e masave në burgje. Lehtësimi i masave kufizuese është fokusuar në 3 drejtime, kanë rifilluar takimet me takimet, dhënia e lejeve të veçanta dhe të aktiviteve sociale në këtë institucione. Masat e reja do të aplikohen nga 14 qershori për një periudhë, 1 takim në muaj duke respektuar, ku familjari duhet të tregojë testin pse që janë vaksinuar. Gjatë takimeve do të respektohen rregullat e tjera që do t vijojnë të jenë në fuqi. Për të mitur, 4 takime në muaj me të njëjtat kërkesa.”- tha Gjonaj.

Ministrja sqaroi se janë kryer në total 1520 testime në burgje, nga të cilët 656 për të burgosurit. Nga të burgosurit, 204 kanë rezultuar me COVID dhe 451 negativ. Fatkeqësisht Gjonaj tregoi se edhe në burgje ka patur viktima të Covidit, me 2 të dënuar kanë humbur jetën dhe 7 policë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *