Vendosni fjalën kyçe....

Morrën peng një person, arrestohen 3 persona dhe procedohet një 14-vjeçar


Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre persona të akuzuar për pengmarrje, teksa ka proceduar dhe një 14-vjeçar.

Nga aksioni është sekuestruar 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, një sasi dozash me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva dhe një mjet mprehës (thikë).

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasit J. Gj., 34 vjeç, banues në Gjirokastër, i kanë hequr lirinë nën kërcënimin e armës 4 shtetas, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bënë të mundur finalizimin e operacionit “Kalaja”, ku si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe D. K., 35 vjeçe, të tre banues në Gjirokastër, si dhe u procedua në gjendje të lirë një 14 vjeçar.

Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri – tjetrin nën kërcënimin e armës i kanë hequr lirinë shtetasit J. Gj, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij për disa orë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *