Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtesa 5-katëshe rrëzohet mbi autobusin me pasagjerë, nëntë të vdekur nga incidenti në Korenë e Jugut (PAMJET)


Të paktën nëntë njerëz kanë humbur jetën, pasi një ndërtesë pesë katëshe u shemb në Korenë e Jugut u shemb mbi një autobus.

BBC raporton se po ashtu tetë persona mbetën të plagosur nga incidenti, që ndodhi në qytetin jugor të Gwangju.

Agjencia Kombëtare e Zjarrit tha se autobusi që mbante 17 persona ishte ndalur në një rrugë poshtë ndërtesës.

Arsyeja e shembjes së ndërtesës nuk është ende e qartë dhe përpjekjet e kërkimit janë duke u zhvilluar për të mbijetuarit që mund të kenë mbetur të bllokuar.

Të gjithë punëtorët ishin evakuuar para se ndërtesa të rrëzohej, tha oficeri i zjarrfikësve Kim Seok-sun në një konferencë televizive.

Disa nga punëtorët u thanë hetuesve se kishin mbyllur një shteg këmbësorësh pranë vendit para shembjes.

Yang Ik-je, i cili drejton një dyqan përtej rrugës nga ndërtesa e shembur, i tha agjencisë së lajmeve Yonhap se ndihej sikur “toka po dridhej”.

“Nuk mund ta shihja rrugën qartë, sikur të ishte e mbështjellë me mjegull të dendur.”- tha ai, citon BBC. “Kam kontrolluar kamerat e sigurisë për të zbuluar që ndërtesa është shembur mbi një autobus.”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *