Vendosni fjalën kyçe....

Nis Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Rama pret komisionerin Varhelyi


Ka nisur sot Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka pritur në Pallatin e Brigadave Olivér Várhelyi, Komisioneri Europian,  Milo Đukanović, Presidentin e Malit të Zi dhe Aba Brnabić, kryeministren e Serbisë.

Kryeministria ka publikuar pamjet e para nga takimi Rama-Varheyli, të cilët do të drejtojnë samitin dhe priten të dalin në një konferencë të përbashkët në orën 12:30.

Në një postim në “Twitter”, komisioneri Varhelyi zbuloi se në Samit do të diskutohet për zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve për rajonin e Ballkanit Perëndimor paraqitur nga Komisioni Europian.

“Përpara Samitit të Tiranës me drejtuesit e # Ballkanit Perëndimor u takova me Kryeministrin Edi Rama.  Ne do të diskutojmë zbatimin e Planit Ekonomik dhe të Investimeve, të paraqitur për rajonin nga

KE, si dhe shikojmë përpara për në Samitin e Procesit të Berlin me udhëheqësit e rajonit në 5 korrik.”- shkruan komisioneri.

Sipas axhendës së Samitit, në orën 15:00 do të bëhet firmosja e marrëveshjeve.

Samiti drejtohet nga dyshja Rama-Varhelyi, të cilët aktualisht po zhvillojnë një takim me dyer të mbyllura.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *