Një ditë pas shkarkimit, presidenti Meta është shfaqur me përkrenaren e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, në duar.
Teksa vlerëson artizanatin në vend ai vë në dukje se është e rëndësishme që traditat kombëtare të ruhen e të përcillen të brezat e rinj për të forcuar rrënjët kombëtare e për të ruajtur vlera.
Ditën e djeshme Kuvendi e shkarkoi kreun e qeverisë nga detyra. Tani fjalën e ka Gjykata Kushtetuese që brenda tre muajsh do marrë vendimin nëse Meta do vijojë të jetë president apo do shkarkohet përfundimisht.