Vendosni fjalën kyçe....

Pas kritikave nga BE-ja, Kuvendi fton gazetarët nesër në takim


Pas kritikave që mori edhe nga delegacioni i BE-së, Kuvendi i ka thirrur nesër gazetarët në një takim.

Në një njoftim të Kuvendit, thuhet se gazetarët do të priten nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjonçaj. Takimi do të zhvillohet nesër, në orën 11:00, në sallën në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit.

“Në përgjigje të shqetësimeve tuaja për sistemin e ri Audio-Video të instaluar në Kuvend, shqetësime të ngritura edhe në letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, nga Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ju ftojmë në një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit, z. Genci Gjonçaj, nesër, ditën e premte, në orën 11:00, në sallen në katin e katërt të Kryesisë së Kuvendit.”- thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kjo ftesë vjen pasi gazetarët protestuan ditën e djeshme para sallës së seancave plenare, lidhur me vendimin për t’i mbajtur ata jashtë komisioneve parlamentare.

Pas protestës së gazetarëve, reagoi dhe delegacioni i BE-së në vendin tonë, që shprehu keqardhje për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *