Portugalia tregoi forcën e vet, duke mposhtur kombëtaren e Izraelit me rezultat 4-0. Bruno Fernandes shënoi gol në min 42’ i ndjekur nga Cristiano Ronaldo në min 44’.
Në pjesën e dytë, dy gola para fundit të ndeshjes treguan dominimin e djemëve të Fernando Santos. Kanselo shënoi golin e tretë në min 86’ dhe goditjen përfundimtare e dha Bruno Fernandes në min 90+1’. Ky ishte goli i dytë i Fernandesit në këtë takim.