Kandidati për kreun e PD-së, Shehaj, ka zhvilluar takime me demokratët në Bulqizë.
Ai shkruan se shqiptarët nuk patën besim te kreu i PD-së Basha dhe as te ekipi i tij në zgjedhjet e 25 prillit duke mbetur sërish në opozitë.
Deputeti i zgjedhur tha se demokratët duhet të vendosin më 13 qershor nëse do shkojnë në zgjdhjet e ardhshme me Bashën dhe ekipin e tij apo me një ekip të ri. Sipas Shehajt, PD-ja nuk i fiton dot më zgjedhjet me kreun e tanishëm të partisë.
“E vërteta është e thjeshtë: Shqiptarët nuk e votuan për kryeministër liderin e Partisë Demokratike, nuk janë dhanë besimin ekipit të sotëm të lidershipit të Partisë Demokratike. Kjo gjë tani ka marrë fund. Ajo që demokratët kanë në dorë është të zgjedhin a do shkojnë me të njëjtin ekip në zgjedhjet e ardhshme apo do provojnë një ekip të ri. Unë jam i bindur se pa ndryshuar lidershipin Partia Demokratike nuk fiton dot. Prandaj ju ftoj të votoni ndryshimin më 13 qershor.” – shkruan Shehaj në Facebook.