Vendosni fjalën kyçe....

Stresi nuk i kthen dot përgjigje fansave: Yuri Kim më ka bërë “report”


Reperi i njohur si Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj nuk mundet më që t’ju kthejë përgjigje fansave të tij në “Instagram”.

Për këtë arsye ka nxjerrë një video, në të cilën sqaron se rrjeti social i ka bllokuar kthimin e komenteve apo mesazheve deri në datën 12 të këtij muaji.

Në videon e tij sqaruese, Stresi përmend ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, për të cilën shprehet se ka qenë ajo dhe stafi i saj, të cilët e kanë raportuar atë tek rrjeti social.

“Juve që më keni shkruar në Instragram, është e pamundur tu kthej përgjigje se ma kanë bllokuar deri me datë 12, Ambasada amerikane e Shqipërisë më ka bërë report për zonjën Kimete, Kim, nuk është problem. Ju kërkoj ndjesë, deri me datë 12.06 nuk mundem që t’u përgjigjem.”-ka deklaruar Stresi, i cili nuk ka dhënë sqarime të mëtejshme se përse Ambasada Amerikane do i bënte atij “report”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *