Vendosni fjalën kyçe....

Tentakulat e Safet Gjicit, si po përfitojnë tendera mishi njerëzit e tij


Para pak kohësh, kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, u shfaq në një video në rrjetet sociale që shumë shpejt u bë virale. Gjici takonte një shitës mishi në qytet dhe teksa i jep dorën e pyet: Mishi mirë?

Tani kalojmë pak më në jug për të vërejtur se pyetja e Gjicit për mishin nuk është krejt pa lidhje. Kryebashkiaku socialist i Gjirokastrës, Flamur Golemi, ka hapur një tender për blerje mishi për këtë bashki. Fitues i tenderit është shpallur kompania M.C. Katering, kompani e administruar nga Gentjan Prençi.

Kompania në fjalë e ka fituar tenderin me thuajse 100% të vlerës së Fondit Limit. Të gjitha kompanitë e tjera në garë janë skualifikuar duke lënë në fuqi vetëm kompaninë fituese M.C. Katering.

Pavarësisht ankimimeve të konkurrentëve të tjerë në garë, tenderi është fituar nga kompania e Prençit edhe pse ajo ka pasur vlerën më të lartë ekonomike.

Megjithatë nuk përfundon këtu e gjitha. Kompania M.C. Katering e administruar nga Gentjan Prençi ka të njëjtën adresë të zyrave qendrore me kompaninë REGLI Shp.k. e administruar nga Njazi Prençi, gruaja e të cilit është kushëri me kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici.

Më herët ortak në kompaninë REGLI Sh.p.k ka qenë ortak e aministrator Arben Gjici, kushëri i kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Kësisoj videoja virale e këti të fundit lidhur me mishin, nuk është krej pa gjë duke qenë se njerëzit e afërt me të, përfitojnë tendera mishi edhe në Gjirokastër.

*Video Credit: JOQ


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *