Komisioneri për Zgjerimin, Varhelyi, tha gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama se synimi i përbashkët i Brukselit e Tiranës është integrimi i Shqipërisë në BE. ai theksoi se edhe pse nuk është arritur ende aty ku duhet, në korrik kjo është e mundur, kur edhe do jetë samiti i ardhshëm.
“Jam i kënaqur që ky do të jetë fillimi i fundit i krizës së pandemisë dhe do fillojmë t’i themi mënyrave të mëparshme të punës dhe të kryejmë takime të tilla kaq të rëndësishme, në formë fizike dhe të shtyjmë përpara axhendën tonë të përbashkët të Ballkanit Perëndimor. Kjo axhendë nuk krijohet vetëm nga KE-ja por edhe nga vetë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor. Shohim angazhim të qartë të këtyre udhëheqjeve, për të krijuar tregun të përbashkët rajonal, e sot kemi pasur mundësi për të parë përparimet që kemi bërë. Nuk kemi arritur aty ku duhet, por do të arrijmë deri në korrik, kur kemi samitin e ardhshëm.” – tha Varhelyi.
Zyrtari i lartë europian shtoi më tej se marrëveshjet mes vendeve të Ballkanit Perëndimor do sjellin zhvillim ndërsa pohoi se Brukseli ka parashikuar 30 miliardë euro investime në rajon.
“Shohim rezultatet që po ndryshojnë jetën e qytetarëve, për marrëveshjen pa tarifa, në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Kjo është arritje tepër e madhe, sepse do të ketë gjëra të mëdha, sepse njerëzit do të lëvizin me karta ID, njohja e diplomave. Ne jemi të gatshëm të rikonfirmojmë angazhimin tonë, që kemi vënë në tryezë me planin e investimeve. Pra pothuajse rreth 30 miliardë euro do të vijnë në rajon.
Nuk ka kuptim për të punuar më shumë për këto hekurudha nëse trenat do të hasin vështirësi. Kështu që ky plan ekonomik dhe investimesh do të japë rezultatet e tjera, nëse ky rajon, punon për tregun rajonal” – shtoi komisioneri.