Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla është i bindur se Lulzim Basha do të rizgjidhet kryetar i PD-së.
Në një deklaratë për mediet, Balla tha se nuk e beson që Basha do të refuzojë bashkëpunimin me maxhorancën pavarësishr deklaratave të këtij të fundit se s’do ta bëjë kurrë këtë.
“PS dhe Kryeministri Rama ka shprehur shumë qartë gatishmërinë për të krijuar një frymë të re dhe një komunikim të ri me opozitën, e cila duhet të gjejë veten për të dhënë kontributin në këtë proces histori. Ne në shtator, në Kuvendin e Shqipërisë, ne duhet të kemi mundësitë të krijojmë mundësi të reja komunikimi, dialogu politik, në funksion të disa reformave të rëndësishme, të cilat kërkojnë shumicë të cilësuar në Kuvend. Kemi të gjitha mundësitë të identifikojmë çështjet që ne kemi një dakordësi me PD, kujtoj disa reforma politike që edhe vetë Basha, që mesa duket do rizgjidhet prapë, do të kemi mundësinë t’i ulim dhe t’i identifikojmë për t’i çuar përpara.
Unë shpesh herë kërkoj dhe 94 vota, dua t’ju them që deputetët në sallën e Kuvendit prej 26 shkurtit 2019 janë të ardhur nga listat e PD dhe LSI.
Edhe një pjesë ishin tek PD edhe pse PD u zotua se do i ekstramatrikolonte përjetësisht nga partia e tyre. Partitë kur propozojnë kandidatët për deputet janë përgjegjës, ky lloj demaskimi, se një deputet nuk kalon, apo s’mbështet linjën e partisë nuk shkon. Deputeti është përgjegjës për veprimet që merr. Në këtë kuptim, e para njëherë në 30 vite çdo parti politike ka mësuar një leksion, asnjë nga ne, asnjë parti nuk e zgjedh kundërshtarin.
Ditën që kur e zgjedh vetë kundërshtarin, atëhere shko diku tjetër. Në këtë fushë institucionale përballë PD është PS dhe grupi parlamentar. Kemi gjithë dëshirën për këto ura komunikimi.
Nëse dëshiron ose jo, këtë rrugë e ka provuar, rrugën e bojkotit, moskomunikimit, mungesën e dialogut, pas kalimit të etheve të së dielës që lidhen me procesin zgjedhor të PD, mendoj që Basha do e kuptojë që kundërshtari i tij politik jemi ne, por në fund të fundit jemi shqiptarë. Ato që presin shqiptarët është të ngremë një komunikim të ri, në një vit kur Shqipëria ka nisur negociatat për t’u anëtarësuar në BE. Besoj në këtë këndvështrim bie ajo që Basha nuk pranon, s’e besoj që s’do pranojë.”- tha Balla.