Vendosni fjalën kyçe....

Balla zbulon axhendën e Kongresit: Kujtojmë rrugëtimin 30-vjeçar, PS s’i ka bërë dëm kurrë vendit


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, zbardhi detaje nga Kongresi i PS-së që do të zhvillohet nesër në Pallatin e Kongreseve.

12 Qershori përkon edhe me 30-vjetorin e themelimit të kësaj partie.

“Natyrshëm që është moment historik në rrugëtimin e PS e cila gjatë këtyre 30 viteve ka kontribut të veçantë në jetën politike të vendit. Është e vetmja forcë politike që nuk i ka bërë asnjëherë dëm interesave të vendit, por përkundrazi. Ka kontribuuar në forcimin e demokracisë, të shtetit ligjor dhe në çuarjen përpara të atyre reformave.

Kështu do të jetë pjesa e parë e Kongresit, do t’i dedikohet të gjithë këtij rrugëtimi 30 vjeçar. Natyrshëm do të ketë përshëndetje, mesazhe dhe pas pjesës që lidhet me 30 -vjetorin do të kalojmë në pjesën e dytë, prezantimi i vizionit tonë Shqipëria 2030, si dhe objektivat dhe programin tonë qeverisës që do të prezantojë Qeveria ‘Rama 3’ në shtator.  Më pas do të bëjmë një analizë të thellë të punës dhe më pas ratifikimi i vendimeve që ne kemi kaluar në Asamblenë Kombëtare.”- deklaroi Balla para gazetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *