Vendosni fjalën kyçe....

Bregdeti kantier ndërtimi nga Shkodra në Sarandë, KKT 18 leje për resorte, shtëpi të dyta dhe port turistik


Bregdeti nga Shkodra në Sarandë është përfshirë nga një valë ndërtimesh ku një pjesë e mirë e tyre janë struktura akomoduese më funksion turizmin apo vila private por duket se të tjera projekte do të nisin zbatimin.

Këshilli Kombëtar i Territorit në mbledhjen e fundit të enjten e kësaj jave miratoi 32 vendime në rend të ditës nga të cilat të paktën 18 prej tyre lidhen me leje ndërtimi, zhvillimi apo ndryshime në vendime të mëparshme për projekte në bregdet.

Kështu ndër të tjera në mbledhjen e KKT-së janë miratuar ndërtimi i disa hoteleve dhe resorteve si në Gjilekë të Himarës, në Sarandë ndërkohë që një tjetër projekt është ai për struktura hotelerie, rezidenca banimi dhe parkim, në Jalë. Të tjera lejë janë dhënë në zonën e Vlorës për struktura akomoduese kurse një tjetër subjekt ka marrë lejen për ndërtimin e vilave apo shtëpi të dyta.

Në zonë e Shëngjinit është dhënë një leje për zhvillimin e një objekti me godina banimi dhe shërbimesh ndërkohë që në zonën Pulaj Plazh në Velipojë është dhënë një leje zhvillimi për godina hotelerie, shërbimesh, banimi dhe parkim nëntokë.

Në mbledhjen e fundit KKT miratoi edhe një lejë për portin turistik dhe të shërbimeve “Marina Limion”dhe Kompleksi turistik “Marina Bay Saranda” me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues shoqëritë “Concord Investment” sh.p.k, “Marina Limion” sh.p.k. dhe “Marina Bay Saranda” sh.p.k. Porti Turistik ishte një procedurë që u zhvillua në vitin 2019 ndërkohë që kontrata me kompanitë fituese u nënshkrua vitin e shkuar për një vlerë investimi 1.3 miliardë lekë.

Përveç këtyre lejeve KKT miratoi edhe një tjetër që lidhet me investimet në rrjetin energjetik për zonën e bregdetit. Konkretisht ndërtimi i tre fiderave të rinj kabllor Nr. 1, 2, 3 dhe një fider ajror Nr. 4 me izolacion 20 kV, kabinat, rrjeti TU me kabllo me vetëmbajtje ABC nga N/st i ri 35/20 kV Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues “OSHEE” sh.a.

Vendimet e KKT

Leje Ndërtimi për rikonstruksion pa ndryshim funksioni për objektin: “Struktura historike në Kalanë e Gjirokastrës”, me vendndodhje në Bashkinë Gjirokastër, me zhvillues Bashkia Gjirokastër

Leje Ndërtimi për objektin: “Rikonstruksioni i Linjës 110 Kv Cërrik – Kajan –Kuçovë – Jagodinë”, me vendndodhje në Bashkitë Cërrik, Belsh, Kuçovë, Ura-Vajgurore, Roskovec, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a.

Leje Ndërtimi për ndërtimin e objektit: “Ndërtimi i linjës me dy qarqe 110 kV Bulqizë – Burrel dhe rehabilitimi i Nën/stacioneve Burrel dhe Bulqizë”, me vendndodhje në Bashkinë Mat dhe Bashkinë Bulqizë, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a.

Leje Ndërtimi për ndërtimin e objektit: “Ndërtimi i linjës 110 kV Fibër-Librazhd dhe traktet e linjave përkatëse në Nënstacionin Fibër dhe Librazhd”, me vendndodhje në Bashkinë Elbasan dhe Bashkinë Librazhd, me zhvillues Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST) sh.a.

Leje Ndërtimi Infrastrukture për objektin: “Ndërtimi i tre fiderave të rinj kabllor Nr. 1, 2, 3 dhe një fider ajror Nr. 4 me izolacion 20 kV, kabinat, rrjeti TU me kabllo me vetëmbajtje ABC nga N/st i ri 35/20 kV Dhërmi”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues “OSHEE” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Strukturë me funksion hoteleri, me vendndodhje në rrugën “Hysni Gerbolli”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjoka Konstruksion” sh.a.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksione komplekse, shërbimi, zyra dhe rezidenciale”, me vendndodhje Bashkia Tiranë, me zhvillues “EB Construction” sh.p.k dhe “AgroRoma 2019” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Porti turistik dhe i shërbimeve “Marina Limion”dhe Kompleksi turistik “Marina Bay Saranda” me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me zhvillues shoqëritë “Concord Investment” sh.p.k, “Marina Limion” sh.p.k. dhe “Marina Bay Saranda” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Resort turistik me parkime nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Sarandë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Albstar” sh.p.k

Leje Ndërtimi për objektin: “Delta Falaise Resort & Village”, Zona 1, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues shoqërinë “Delta” sh.a.

Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 25, datë 03.10.2018 “Për miratimin Leje Zhvillimi për objektin: “Resorti turistik “Coast to Coast”, Gjilekë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjikuria” sh.p.k dhe shoqërinë “Coast to Coast” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Resorti Turistik “Coast to Coast”, Faza 1, Gjilekë, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Gjikuria” sh.p.k dhe shoqërinë “Coast to Coast” sh.p.k.

Për një ndryshim në Vendimin e Këshillit Kombëtar të Territorit Nr. 24, datë 03.10.2018 “Për miratimin Leje Zhvillimi për objektin: “Shëtitorja në plazhin Drymadhes”, Gjilekë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Coast to Coast” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Shëtitorja në plazhin Drymadhes”, Segmenti 4, Gjilekë, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Coast to Coast” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Struktura hotelerie, rezidenca banimi dhe parkim, në Jalë, Bashkia Himarë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Jala Investment” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hotelerie dhe parkim nëntokë”, me vendndodhje në Livadh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rinia 04” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë hotelerie”, me vendndodhje në Livadh, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Xheluks Construksion” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi hotelerie, Dhërmi, Bashkia Himarë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me zhvillues shoqërinë “A.R.M-Albania” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë me funksion hoteleri, me vendndodhje në Borsh, Bashkia Himarë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Grand Hotel Borsh” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Resorti Turistik “Lura 5”, Faza 2, Ishëm, Bashkia Durrës”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lura” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimi, Lungomare, Bashkia Vlorë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Europa Building” sh.p.k dhe “Hanxhari Group” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks me vila dhe shtëpi të dyta”, me vendndodhje në Lagjen Uji i Ftohtë, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvilllues shoqërinë “HEL-PET” sh.p.k.

Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks banimi, shërbimesh dhe parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën Aulona, Orikum, Bashkia Vlorë, me zhvilllues Z. Shkëlqim Selami.

Leje Zhvillimi për objektin: “Godina banimi dhe shërbimesh”, me vendodhje në Shëngjin, Njësia Administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Klajdi Construction” sh.p.k

Leje Zhvillimi për objektin: “Godina hotelerie, shërbimesh, banimi dhe parkim nëntokë”, me vendndodhje në zonën Pulaj Plazh, Velipojë, Bashkia Shkodër, me subjekt zhvillues shoqërinë “Star Plus” sh.p.k.

Leje për miratimin e ndryshimeve në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Kompleksi turistik “Thymos”, me vendndodhje në Dhërmi, Bashkia Himarë” dhe ndryshimin e subjektit zhvillues nga Z. Ilir Trebicka në shoqërinë “Drimadhe I & I” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt shërbimesh dhe pikë furnizimi me karburant në Rrugën e Kombit, Bashkia Mirditë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dizi” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Pikë karburanti dhe ambiente shërbimi”, me vendndodhje në Bashkinë Shkodër, me subjekt zhvilllues Z. Valter Fushaj.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit One Telecommunications, nëpërmjet shtimit të antenave për 6 stacione bazë të emërtuara: 1) Berati stadium R4608, 2) Kakavijë G5405, 3) Panaja G5104, 4) Roskoveci R3515, 5) Shkozë R31038, 6) Materniteti i Ri R1060”, me vendndodhje në Bashkitë Tiranë, Berat, Vlorë, Roskovec dhe Dropull”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Plus Netëork” sh.p.k.

Leje Ndërtimi për objektin: “Zgjerim i rrjetit të komunikimeve elektronike të Operatorit One Telecommunications, nëpërmjet shtimit të antenave për 3 stacione bazë të emërtuara: 1) Juridiku 0241, 2) Vlora Skela SE 1612, 3) Shkodra Kiras 1648, me vendndodhje në Bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Shkodër”, me subjekt zhvillues shoqërinë “One Telecommunications” sh.a.

Njoftimit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi hartimin/miratimin e Planeve të Detyruara Vendor për njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga fatkeqësia natyore e datës 26.11.2019.

Njoftim anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Territorit mbi kërkesat për kontroll përputhshmërie të shqyrtuara nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për periudhën 15.04.2021 deri më tani, sipas Vendimit Nr. 1, datë 30.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe procedurave që do të ndiqen nga Autoritetet e Zhvillimit të Territorit për shqyrtimin e kërkesave për Leje Ndërtimi deri në miratimin e Planeve të Përgjithshme Vendore”, i ndryshuar.

VINI RE: Ky material wshtw pronwsi intelektuale e Monitor

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *